FOTO/ Jennifer Lopez fotografohet pa pikë grimi 'shokon' fansat me pamjen e saj

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez  është shfaqur ditën e djeshme e veshur në mënyrë sportive duke shijuar fundjavën pa vendosur asnjë lloj ‘makeup-i’.

Lopez kishte veshur një bluzë ‘Guess’ të zezë e cila nxirrte më në pah tiparet e saj.

E kemi parë gjithmonë të kuruar dhe në gjendje thuajse perfekte, mirëpo, në fotot e publikuara ajo shfaqet shumë e lodhur dhe pa pikë grimi.

Madje, 50-vjeçares i dallohen rrudha tek sytë dhe në pjesën e gushës, duke i treguar moshën e vërtetë.

Të gjithë janë habitur nga këto pamje, pasi yllin botëror të muzikës nuk e kishim parë kurrë në këtë gjendje.