Ku do të votojnë kandidatët për kryeministër të Kosovës

Kandidatët për kryeministër të Kosovës do të votojnë sot rreth orës 10:00. Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik, në orën 10:30, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj  Prindon Sadriu.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, do të votojë së bashku me gruan e tij, Anita Haradinaj në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, në orën 10:00

Kandidatët për kryeministër - nga Partia Demokratike Kadri Veseli dhe - nga Nisma Social Demokrate Fatmir Limaj - mësohet se do të votojnë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, por nuk dihet ende në çfarë ore.

Për kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin ende nuk dihen detajet.

Ndërsa, në SHF “Emin Duraku”, në Prishtinë voton kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëshorten Qefsere Mustafan në ora 11.