Ambasadori amerikan zgjon Kosovën: Dilni dhe votoni! Për veten tuaj, për vendin tuaj!

Philip S. Kosnett, ambasadori amerikan në Kosovë, që në orën 7 të mëngjesit i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë. Mesazhi me shkrim dhe figurë iu është drejtuar përmes rrjeteve sociale. Kossnet thotë:

“Mirëmëngjes votues të Kosovës~ sot ëhstë dita të dilni dhe të votoni! Vota juaj ka rëndësi: votoni për veten tuaj, vendin tuaj, të ardhmen tuaj. Kosova është vendi juaj!”