Sulmi i paprecedent i qeverisë ndaj prokurorit në Durrës/ Vasili: Ç'karagjozë, ç'lidhje kanë këta me shtetin dhe ligjin?

Pas akuzave të ashpra dhe të paprecdenta të zëvendëskryeministrit Erion Braçe drejtuar prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula, vjen përgjigja e LSI përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet ndër tjera se, 

"Kur gjykata e Durrësit jepte dy vendime në një ditë për Kryetarin e bashkisë dhe Edi Rama grabiste Bashkinë e Durrësit në 30 qershor Rama & co ishin të kënaqur shumë, pavarësisht nga gangsterizmi antiligjor i denjë për tributë e Afrikës së Zezë që ndodhi në Gjykaten e Durrësit".

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama & co qeshnin kur perlanin Bashkine e Durresit dhe llapaqenosen sot kur drejtesia nuk eshte me ta!

Kur gjykata e Durresit jepte dy vendime ne nje dite per Kryetarin e bashkise dhe Edi Rama grabiste Bashkine e Durresit ne 30 qershor Rama & co ishin te kenaqur shume,pavaresisht nga gangsterizmi antiligjor i denje per tribute e Afrikes se Zeze qe ndodhi ne Gjykaten e Durresit.

Ndersa Edi Rama tha sot: "Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”

Ne se i ka faktet, pse nuk shkon ta padise prokurorin ky llafazan kryeminister?

Apo e ka zakon ky njelloj sic beri me Dritan Zaganin apo me Emiljano Nuhun qe ngaqe i dhimbnin te vertetat fillon histerite ligavece neper media.

Keta kur nuk ju pelqen drejtesia bejne llapaqenin,ndersa kur e kapin e blejne dhe e perdorin drejtesine per interesa te tyre qeshin,kenaqen dhe gezojne.

Keta kur nuk ju pelqen drejtesia dalin edhe bejne proteste para gjykatave sic bente kryetari i bashkise se Tiranes dikur.

Keta qe ju cajne derrasat njerezve gjithe diten ne emer te drejtesise dhe thone ta leme drejtesine te thote fjalen e saj,sa here kjo ju leverdis, sot qe ju preket interesi ulerijne e pellasin te kunderten.

Cfare karagjozesh,ç'lidhje kane keta me shtetin dhe ligjin??