", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘Po luajmë me shumë respekt ndaj Liverpulit, të luftojmë në fushë’, grinda e trajnerit të Salzburg po bën xhiron e rrjetit

Mendohej që Liverpuli do ta kishte të thjeshtë të fitonte ndeshjen ndaj Salzburgut. Mirëpo në fushë “të kuqtë” hasën shumë vështirësi,  të cilët u barazuan nga kundërshtari edhe pse ishin në avantazh të 3 golave.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1 ne favor të anglezëve, por sapo filloi pjesa e dytë pamë një Salzburg tjetër. Pikërisht pas kësaj qëndron trajneri i austriakëve, i cili në një video që është kapur në dhomat e zhveshjes, shihet mjaft i nervozuar.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet, shihet trajneri i cili i thotë lojtarëve të tij të mos jenë të mëshirshëm pasi nuk po luajnë një ndeshje miqësore.

“E dini sa gabime kemi bërë? Nuk është një miqësore. Është një ndeshje Championsi. Duhet të luajmë me shumë fuqi. Ti (i drejtohet një lojtari) duhet të jesh i pamëshirshëm ndaj Van Dajkut. Po luajmë me shumë respekt. Duhet t’i shikojmë ata vetëm si rivalë. Pikërisht për këtë arsye kemi ardhur këtu. Kemi ardhur për të qenë konkurrues dhe për të luajtur. Le të tregojmë dëshirën për të bërë diçka të mirë, le të luftojmë në fushë. Besoni në veten tuaj dhe tregoni forcë. Duhet të japim më shumë në këtë ndeshje.”, dëgjohet trajneri i Salzburgut, teksa iu flet lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas përfundimi të pjesës së parë.

Për më shumë shikoni videon: