VIDEO/ Krijohet roboti që kap kandila deti pa i dëmtuar
Një ekip inxhinierësh nga Harvardi kanë zhvilluar një robot që do të lejojë studiuesit të kapin kandil deti pa i dëmtuar ata fizikisht.
Roboti ishte krijuar për të imituar dorën e njeriut dhe për të kapur butësisht kandil deti, trupat delikatë të të cilëve janë 95 për qind ujë.
Pajisja mund të jetë një përparim i madh për studiuesit e kandilave të detit, të cilët kanë kohë që luftojnë me mënyra për të studiuar krijesat misterioze të detit pa dëmtuar trupin e tyre delikat.
Pajisja është bërë me gjashtë tuba silikoni të gjatë që janë krijuar për të vepruar si gishtat.
Tubat janë prej silikoni dhe e mbajnë kandilin e vërtetë të palëvizshëm pa dëmtuar pjesën e tij të butë të jashtme.
"Nëse ne nuk jemi në gjendje t'i mbajmë dhe t'i trajtojmë me siguri këto kafshë pa i dëmtuar ato, atëherë e bën vërtet të vështirë studimin e tyre", tha Hannah Stuart, një inxhiniere mekanike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, për Science News.
Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net