Helmohen 20 nxënës të shkollës së mesme në Postribë, ja ç'dyshojnë prindërit

Rreth 20 nxënës të shkollës së mesme në Postribë të Shkodrës, të moshës 15-15 vjeç, duket se janë helmuar nga ushqimi dhe uji që kanë konsumuar dje. Një pjesë e tyre janë paraqitur pranë spitalit të Shkodrës për mjekim pasi kishin të vjella dhe marrje mendsh ose siç u tha nga mjekët, “intostikacion alimentar”.

Pas marrjes së mjekimit, ata kanë shkuar ën shtëpitë e tyre dhe në spital kanë mbetur vetëm katër.

Prindërit dyshojnë se ata mund kenë pësuar helmim nga uji apo ushqimi i fast food-it që mund të kenë blerë pranë shkollës.

AKU ka nisur hetimet në dyqanet pranë për të gjetur shkakun e helmimit.