Gjendet skeleti 370 milionë vjeçar i një 'peshkaqeni-ngjalë'

Skeleti i fosilizuar i një peshkaqeni të lashtë Phoebodus saidselachus është zbuluar për herë të parë në malet Anti-Atlas të Marokut.

Shembujt e mëparshëm të Foebodus ishin njohur vetëm nga disa rruaza kurrizi dhe disa dhëmbë sepse skeletet e tyre të butë të kërcit ruhen rrallë.

Studiuesit raportojnë se peshkaqeni - i cili jetoi rreth 370 milionë vjet më parë kur rajoni ishte një det i cekët kishte një trup të ngjashëm me ngjalat, një kokë të sheshtë dhe një nofull të gjatë.

Bazuar në ngjashmërinë e tij me peshkaqenin modern studiuesit besojnë se konsumonte një pre të vogël duke i kapur në nofullën e tij para se t'i gëlltiste ato në tërësi.

Paleeologologu Linda Frey nga Universiteti i Cyrihut dhe kolegët e gjetën skeletin e fosilizuar në rajonin Maider të Maleve Anti-Atlas, në Marok. 

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net