Mediu: Sulmi ndaj SYRI.net, presion i Ramës ndaj fjalës së lirë

Partia Republikane ka reaguar pas sulmit që me urdhër të Edi Ramës po bëhet ndaj SYRI.net dhe SYRI TV.

Në një reagim të tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu shprehet se ky është një i Ramës për ti mbyllur gojën fjalës së lirë.

‘Partia Republikane dënon ashpërsisht veprimet e Ramës për ti mbyllur gojën medias së lirë.

Presioni ndaj SYRI.net është një presion Gebelsian i denjë për Regjime të korruptuara dhe naziskine.

Shqiptarët dhe ndërkombëtaret duhet të dënojnë ashpërsisht këtë qëndrim të Ramës’, thuhet në reagimin e Partisë Republikane.