VIDEO/ ‘Mnjë, mnjë mnjë....!’ Edi Rama bullizëm skandaloz, përqesh Dash Shehin

Kreu i Qeverisë Edi Rama nuk ka hequr dorë nga përqeshja e kundërshtarëve politikë, tallja me cenet e tyre apo grimasat deri në shtrembërimin e mimikës së fytyrës.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Real Story”, Rama, që po shpaloste tërë përpjekjet që kishte bërë për të dialoguar me opozitën, befas shtrembëroi fytyrën, përdrodhi buzët dhe tha “mnjë mnjë mnjë....” për të përqeshur kryetarin e LZHK-së, Dash Shehin.  

Rama po thoshte: “...Dhe në çdo moment e kam treguar se jam i gatshëm për dialog dhe kam shkruar letra e letra...E kam marrë mbrapa përqeshje! Kam marrë mbrapa sharje! Kam marrë mbrapa edhe gromësima! Gromësimat e rakisë, gromësimat e Dashit mnjë mnjë mnjë ... Po kjo është jeta!... Ama, çfarë të bëj unë tashti?!”