Presidenti Meta uron ekipin skocez për triumfin në Europa League

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përveçse angazhimeve të tij në politikë, njihet për mbështetjen që i jep sportit dhe veçanërisht futbollit.

Meta është një tifoz i skuadrës skoceze të Celtic dhe pas fitores së tyre mbrëmjen e djeshme ndaj Kluzhit në Ligën e Europës, me rezultatin 2-0, ai ka reaguar në rrjetin social “Twitter”.

“Përqafime të zjarrta për të gjithë tifozët e Celtic për këtë fitore të madhe sot! Emocione të papërshkruara! Urime për vendin e parë në grupin E të Europa League! Jeni të mrekullueshëm! Ju dua shumë! Hail hail !”, shkruan presidenti Meta, i cili ka postuar edhe një video që tregon atmosferën në stadium.