Basha: S’ka 'opozitë të re e të vjetër', ka vetëm një opozitë: PD dhe aleatët e saj!

(Nga fjala e kryetarit të opozitës Lulzim Basha sot në konferencën për shtyp).

Pyetje: Z. Basha, në rast se mazhoranca dhe “opozita e re” arrjnë të votojnë reformën zgjedhore, si do të reagoni ju?

Basha: Më falni?! Kush është Opozita e Re?!

Gazetari: Ata që janë sot në parlament...

Basha: Po s’ka Opozitë të Re dhe Opozitë të Vjetër! Ka vetëm një opozitë dhe një parlament monist, në të cilin ka njerëz që përfaqësojnë në rastin më të mirë, veten e tyre dhe askënd tjetër. Termi “Opozitë e Re” është term i medias së vjetër të blerë e të kapur dhe të shantazhuar nga qeveria. Ka vetëm një opozitë politike, e cila përfaqëson sot, shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Edhe me statistikat e zgjehdjeve të vjedhura të vitit 2017, edhe me statistikat e zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2015, ka vetëm një opozitë që është Partia Demokratike dhe aleatët e saj.