‘Drafti i Venecias’/ Presidenti nesër bën publik qëndrimin e tij

Burime nga presidenca kanë konfirmuar për SYRI.net se gjatë ditës së nesërme do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft opinioni e Komisionit të Venecias.

Po kështu gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike dhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje.

Kujtojmë këtu se mazhoranca me në krye Edi Ramën ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecia në lidhje me dekretin e presidentit Ilir Meta që shfuqizon datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mazhoranca e akuzon presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën dhe duhet shkarkuar, ndërsa në opinionin paraprak Venecia shprehet se presidenti nuk mund të shkarkohet, pasi nuk ka shkelje.