E mërkurë, në mbrëmje priten shira në veriperëndim

2 tetor 2019: gradualisht do të ndryshojnë kushtet atmosferike,  moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe shtim të vranësirave ku në mbrëmje do të fillojnë rreshjet e shiut në Veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5  me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore 14/24°C 

Zonat e  ulëta    16/28°C

Zonat  bregdetare  18/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari