Inter merr lajmin e keq para ndeshjes me Barcelonën në Champions

Romelu Lukaku nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Interin për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili thotë se sulmuesi belg ka probleme muskulore.

“Lukaku nuk është këtu, ai kishte një problem muskulor”, ka deklaruar Conte.

“Ai po vazhdonte ta ndiente problemin dhe testet ishin negative, por ne preferuam në çdo rast të mos rrezikojmë me të. Ne duhet të mbështetemi në mënyrën se si ndihet lojtari në këto raste”, tha trajneri i zikaltërve një ditë para ndeshjes.

Në pikëpyetje të madhe do të jetë aktivizimi i Lukakut edhe për sfidën e së dielës kundër Juventusit në Serie A.