VIDEO/ Talenti i Barçës driblon disa lojtarë në stilin e Messit dhe shënon me thembër

Alex Collado ka shënuar një gol që do ta mbajë mend gjatë në karrierë.

Mesfushori 20-vjeçar shënoi në fitoren 2-0 të Barcelona B kundër Atletico Levante-s, por për këtë gol të çmendur do të shkruante e gjithë bota pasi ai realizoi në stilin “alla Messi”.

Talenti që po zhvillohet në shtëpinë e Barcelonës dribloi mbrojtësit kundërshtarë dhe më pas realizoi me thembër.