Njihuni me çiftet në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë

Partizani, Kukësi dhe Luftëtari janë skuadrat që kanë arritur të kualifikohen pa probleme në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Partizani që bën pjesë në grupin A në turin tjetër do të përballet me fituesin e çiftit Korabi-Besëlidhja.

Luftëtari do të përballet me Apoloninë, e cila kaloi më tej falë fitores në tavolinë përballë Kamzës.

Kukësi do të presë ndeshjen mes Lushnjës dhe Orikut për të njohur kundërshtarin në turin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e kthimit, do të luhen nesër ndërkohë që turi tjetër luan ndeshjet e para në datën 22 janar 2020, teksa ndeshjet e kthimit luhen më 5 shkurt 2020.

 

Ndeshjet e 1/8-ave:

Korabi / Besëlidhja – Partizani

Lushnja / Oriku – Kukësi

Apolonia – Luftëtari