Shtohen problemet te Milani, Boban refuzon të takohet me Giampaolon

Humbja e tretë radhazi e Milanit nën drejtimin e Marco Giampaolos duket se ka komplikuar shumë situatën te kampi kuqezi.

Sipas mediave italiane, sot në mëngjes është zhvilluar një takim mes Paolo Maldinit, Giampalos dhe drejtorit sportiv, Frederic Massara.

Ajo që bie në sy është mungesa e Zvonimir Boban, i cili e ka shprehur haptazi dyshimin tek trajneri kuqezi.  

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Giampalos, mirëpo sipas të gjitha mundësive e ardhmja e tij duket të jetë larg Milanit.