Lufta me skafet, policia greke sekuestroi 1.7 tonë drogë e nisur nga Shqipëria

Pas 7 ditësh aksion nga deti dhe toka për kapjen e dy gomoneve që çoi në arrestimin e 4 skafistëve (3 shqiptarë dhe 1 italian), policia greke ka peshuar drogën.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1700 kg lëndë narkotike.

Droga ishte fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit, në brendësi të një shpelle.

Sipas mediave greke, kjo është sasia me e madhe e kapur ndonjëherë ne një operacion te vetëm te trafikut te droges Shqiperi-Greqi.