Kina tregon forcën ushtarake në 70-Vjetorin e sundimit komunist

Kina tregoi fuqinë e saj ushtarake dhe vetëbesimin në rritje në një paradë të madhe ushtarake  trupash dhe makinerish ushtarake në sheshin Tian’anmen të Pekinit të martën, më 1 tetor, njofton Reuters, paradë që u ndoq nga Presidenti Xi Jinping. Ai premtoi zhvillime paqësore në 70-Vjetorin e krijimit të Kinës komuniste.

Kjo është ngjarja më e rëndësishme e vendit, pasi Kina kërkon të parashikojë sigurinë e saj përballë sfidave në rritje, duke përfshirë gati katër muaj protesta antiqeveritare në Hong Kong dhe një luftë tregtare me SHBA.

Xi, i veshur me një kostum gri “Mao: dhe i shoqëruar nga Hu Jintao dhe Jiang Zemin, tha se Kina do të ndjekë një strategji të dobishme për hapjen e saj.