Gati të martohet me miliarderin arab, këngëtari i njohur nuk heq dorë nga Rihanna

Këngëtarja Rihanna, e cila prej shumë kohësh po shijon romancën me miliarderin arab, Hassan Jameel, thuhet se së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ndonëse ka gjetur dashurinë në krahët e dikujt tjetër, ajo mbetet një ikonë bukurie. Këtë e ka konfirmuar edhe këngëtari Aaron Carter, i cili bëri tatuazh fytyrën e saj.

Një njërën anë të fytyrës, 31-vjecari bëri një version të Rihanna-s të frymëzuar nga Medusa.

Këtë e zbuloi me anë të një postimi në Instagram, por fytyra e tij nuk i shpëtoi paparacëve. Sapo e vuri re që po e fotografonin, Aaron i dhuroi një buzëqeshje.

Rihanna pozoi me një gjarpër në vitin 2013 për revistën GQ. Prej asaj kohe, imazhet e saj u bënë virale.