Manjani sfidon mazhorancën: Shkarkojeni Metën! A keni këllqe?...

I ftuar në '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa ka komentuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Presidentin Ilir Meta, ka sfiduar mazhorancën duke thënë se nëse kanë këllqe le ta shkarkojnë kreun e shtetit.

"E mban mend atë filmin "Lule Kuqe mbi mure", që futën profesorin në mes. Kështu më duket. Është një shmangie vëmendje themelore, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Telendisje të Presidentit. Kalojmë koncesion ndërkohë që telendisim Presidentin. Ne humbëm negociata. janë ngjarje shumë të mëdha. Si rrëshqiti Shqipëria në monizëm. Ne merremi që u shkarkua s'u shkarkua Meta. Kemi marrë dëmkë që na duhet shumë kohë për ta rikuperuar.

Ta shkarkojnë Metën të bien rehat. a kanë këllqe? Ta shkarkojnë", ka thënë ndër të tjera Ylli Manjani.