Mertens vetëm 1 gol larg rekordit të Maradonës

Falë golit të tij edhe atij të Manolas, Napoli mori tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Breshias.

Pas atij që shënoi dje, Mertens është vetëm një gol larg rekordit të Maradonës, por belgu në vend që t’i gëzohej fitores, ka shpërthyer në deklaratën e tij të pas ndeshjes, duke thënë se:

“Sigurisht jam i zhgënjyer që nuk e mbërrita Maradonën, sepse Alan më dha një pasim të cilin nuk duhet ta kisha çuar dëm. Gjithsesi, do të kem kohë për diçka të tillë, rëndësi kishte fitorja të cilën e arritëm. Në fakt, unë jam i mërzitur, sepse nuk duhet të vazhdojmë t’u dhurojmë gola kundërshtarëve. Më vjen keq, sepse jemi të fortë, por nuk jemi ndërgjegjësuar ende për forcën tonë”.