FOTO/ 1 vit pas ndarjes nga bashkëshorti ‘Bihteri’ në krahët e Dj të njohur në Turqi

Një vit më parë aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar nga roli i "Bihterit", Beren Saat u divorcua nga bashkëshorti i saj muzikant Kenan Dogulu.

 Ndarja nuk ka qenë e lehtë për Bihterin dhe për një kohë të gjatë ajo ishte në qendër të vëmendjes së mediave turke.

Mirëpo pas një viti, aktorja duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me bashkëshortin dhe ka nisur një lidhje të re.

Bihteri është fotografuar me DJ Maga, një DJ i njohur në Turqi dhe bashkë ndodheshin në një klub nate.

Aktorja i ka konfirmuar lajmet e gazetave duke u shprehur: "Po, unë jam në atë foto"./Xing.al