Rrëzohet droni në kufi, shkeli hapësirën ajrore

Ministria turke e Mbrojtjes raporton se avionët luftarakë, rrëzuan një dron i cili shkeli hapësirën ajrore turke përgjatë kufirit sirian.

Dy aeroplanë F-16 rrëzuan dronin, tha ministria, ndërsa droni i rrëzuar u gjet pranë kufirit të Kilis.

Tani për tani është e panjohur se kujt i takon droni, i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë gjashtë herë, sipas ministrisë.

Droni hyri në hapësirën ajrore turke pranë provincës Kilis, në juglindje të vendit, i cili kufizohet me Sirinë veriore të kontrolluar nga Turqia.