Sot i lidhur me Borën, por Donaldit i zbulohet fejesa 4-vjeçare me vajzën nga Durrësi

Lidhja e Donald Veshajt me Bora Zemanin vazhdon të jetë shumë e komentuar në media që prej momentit kur u zbulua se dyshja janë bashkë. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar ende publikisht, dyshja janë fotografuar shpesh bashkë.

Mirëpo përpara lidhjes me Borën, Donaldi ka qenë 4 vite i fejuar. “MCN Radio Albania”, ka zbuluar se Donaldi ka qenë i dashuruar me një vajzë nga Durrësi.

Me vajzën në fjalë aktori shfaqet edhe në foton e mëposhtme, por duke qenë se nuk është personazh publik, fytyra e saj nuk është zbuluar.

Foto e siguruar nga MCN Radio

Fejesa e Donaldit me vajzën nga Durrësi zgjati për 4 vite, por më pas dyshja u ndanë për arsye që nuk dihen.