VIDEO/ Partizani befason Tiranën në pjesën e parë

Po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores shkruan Syri.net.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë, me avantazhin e dyfishtë të kampionëve.

Në minutën e 28-të zhbllokohet rezultati. Me një gjuajtje me të majtën, Cordero shënon në portën e bardhebluve, duke kaluar Partizanin në epërsi.

Nuk ndalen të kuqtë, pasi vetëm 5 minuta më pas shënojnë dhe golin e dytë me anë të Solomon.

Me shifrat 2-0 për të kuqtë mbyllen 45 minutat e para, edhe pse bardheblutë kishin raste për shënim, por pa mundur dot të prekin rrjetën e Alban Hoxhës.