VIDEO/ Çfarë po ndodh në derbi, tjetër gol në ‘Selman Stërmasi’

Po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores shkruan Syri.net.

Në minutën e 28-të zhbllokohet rezultati. Me një gjuajtje me të majtën, Cordero shënon në portën e bardhebluve, duke kaluar Partizanin në avantazh.

Nuk ndalen të kuqtë, pasi vetëm 5 minuta më pas shënojnë dhe golin e dytë me anë të Solomon.