VIDEO/ Arsyeja e çuditshme përse nisi sherri mes tifozëve të Tiranës dhe të Partizanit
Para fillimit të ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit, tifozeritë e të dyja ekipeve janë përleshur mes tyre, pas portës.
Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të ulur tensionet dhe për t’u normalizuar situata.
Mësohet se arsyeja e këtij sherri masiv është, se fonia e stadiumit, e cila është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partizanit, me qëllim që të mos dëgjohen koret e tyre.
Kjo gjë ka irrituar ata që kanë zbritur dhe kanë dashur ta heqin.
Tifozët e Tiranës janë futur dhe ata, dhe kaq është dashur të plasë sherri masiv mes tifozerive.