VIDEO/ U prit si hero, Mardona zhgënjen përsëri

Erdhi me shumë eufori dhe entuziazëm për të bërë mirë, por Diego Armando Maradona nuk e ka gjetur akoma kurën për klubin e Gimnasias.

Tre ndeshjet e para në drejtimin e skuadrës së Gimnasias, idhulli i argjentinasve i ka humbur të gjitha.

Kundërshtari i radhës që i dha një goditje Maradonës ishte River Plate, e cila e mposhti në shtëpi 0-2.

Një sfidë që pritej e humbur, pasi Riveri është ndër skuadrat pretendente në kampionatin argjentinas, ndërsa Gimnasia mban vendin e fundit me 1 pikë të fituar në 8 ndeshje të luajtura. 

Tekniku ka shumë punë për të bërë, ndërsa mbijetesa duket e vështirë. Ai është pritur si hero në Argjentinë dhe merr respekt në çdo fushë që shkel dhe nga çdo trajner kundërshtar.