VIDEO/ Ndërhyrja e ashpër, futbollisti kthehet në akrobat. Ja pamjet që janë bërë virale në rrjet

Futbolli përveç klasit, ka edhe lojën e fortë mes lojtarëve.

E kjo lojë e fortë në disa raste kthehet në rrezikshmëri dhe mund të dëmtohesh rëndë.

Mirëpo një rast i veçantë vjen nga Rusia, në takimin e disa ditëve më parë mes Rostov dhe ekipit të Akhmat Groznit, ku aktivizohen Odise Roshi, si dhe lojtari i Kosovës, Bernard Berisha.

Në këtë takim ku Roshi kishte shënuar golin e parë me penallti, ishte shoku i tij i skuadrës, Shvets, që bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj lojtarit të Rostov, Norman, dhe për këtë u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Por, viral në rrjetet sociale është bërë rënia në tokë e Norman, që pasi kërceu disa centimetra nga toka, bëri një rrotullim akrobatik, dhe në fund ra në tokë me shpinë, duka shmangur një rënie të mundshme me kokë ose qafë, që mund t’i kushtonte shumë.

Momentin e ndëryjes mund ta shikoni në minutën (2:46) të kësaj video.