Pa reçipeta me fustan zbërthyer, Kejsi i heq trurin Stresit me foto nga pushimet

Ndarja e tyre bëri shumë bujë në median rozë në gjithë vendin pasi asnjë nuk e priste. Keisi dhe Stresi deklaruan ndarjen e tyre menjëherë pasi ky i fundit doli nga burgu.

Po edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga ndarja e tyre Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë dy personazhe shumë të komentuar në median rozë.

Ndarjen tashmë e kanë konfirmuar edhe vetë ata, Stresi duke deklaruar se e ka lënë në të shkuarën lidhjen e vjetër ndërsa Keisi duke fshirë të gjitha fotot me reperin.

Së fundmi Keisi ka nisur pushimet dhe ndodhet në një rezort luksoz në Meksikë.

Në mbrëmje bukuroshja është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë provokues pa reçipeta.

Keisi duket shumë elegante dhe ndërkohë shumë sensuale me buzëkuq të kuq e flokët hedhur mënjanë. Gjatë këtyre pushimeve bukuroshja po argëtohet shumë e kjo shihet nga fotot që ka postuar.