VIDEO/ Ndahet në ‘paqe’ derbi i Madridit, Reali mban kreun e La Ligas

Ka përfundon në barazim pa gola derbi ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit e vlefshme për javën e 7-të në La Liga.

Ndeshja mes dy skuadrave nga Madridi u mbyll pa fitues, ku të dy skuadrat patën rastet e tyre, por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin.

Meritë për këtë kanë të dy portierët të cilët neutralizuan çdo gjuajtje ndaj kundërshtarit.

Me këtë barazim, Real Madrid mban kreun e La Ligas me 16 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Atletico dhe tri më shumë se Barcelona.