EMRI/ Kush është ish-drejtori i plagosur mbrëmjen e sotme në Burrel

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndohur mbrëmjen e sotme në Burrel.

I plagosur rëndë ka mbetur ish-drejtori i Ujësjellësit, Shemsi Shema, raporton Faxweb.

“Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, informacione nga spitali i qytetit bëjnë me dije se, 70-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.