Man City mposht Everton-in, ‘qytetarët’ ndjekin Liverpool-in

Manchester City ka mposhtur 3-1 skuadrën e Evertonit.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Gabriel Jesus në minutën e 24-të, ndërsa pas 9 minutash barazoi shifrat Calvert.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Riyad Mahrez me një goditje të bukur nga faulli riktheu avantazhin për miqtë, kurse në minutën e 84-të Sterling shënoi duke shkruar emrin në listën e golashënuesve.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon ndjekjen ndaj Liverpool-it.