Gati të vjedhin edhe fondet për tërmetin dhe përmbytjet/ Qytetari zbulon skemën

Njerëzit e qeverisë në bashkitë e vendit po përgatiten të vjedhin fondet që janë në adresë të familjeve të prekura nga tërmeti dhe përmbytjet e ditëve të fundit.

Ky është denoncimi i mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha, ku ndër të tjera thuhet se, "po nënshkruhen marrëveshje me çmime fiktive, shumë më të larta nga kostoja e tregut".

“Denoncohen përgatitjet për vjedhjen e fondeve për dëmet e tërmetit nga mafia qeveritare”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

Pershendetje Zoti Berisha.

Kam nji informacion qe njerez rreth bashkive e qeverise po shkojne neper ndermarrje mobilierishe per te kerkuar bashkepunim me ta, ne plotesimin e nevojave te te demtuarve nga termeti e permbytja.

Por interesante ashte qe po nenshkruhen marreveshje me çmime fiktive shume me te larta nga kostoja e tregut.
D.m.th vjedhje e hapur alla rilindje.
Flm.