A do të ulet opozita në tryezë me Ramën? Ja si përgjigjet Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në News 24, i pyetur nëse do të ketë një tryezë dialogu me Edi Ramën kryeministër, u shpreh se në dialog formacionet janë maxhorancë-opozitë.

Sipas tij, opozita nuk ulet në dialog me një njeri, por maxhoranca me opozitën ulen përballë, ndërsa theksoi se problem për daljen nga kriza është kryeministri Rama.

“Përballë në dialog janë maxhoranca dhe opozita, këto janë formatet që dialogojnë, nuk dialogojnë opozita me qeverinë. Nuk ulet opozita me një njeri, por maxhoranca me opozitën ulen përballë. Që të dalim nga kriza problemi është Edi Rama. Dialogu ka formacione, maxhorancë-opozitë. Nuk flet opozita me qeverinë”, u shpreh Vasili.