FOTO/ Arsenali fiton betejën me Realin e Madridit, talenti portugez shkon në Londër

Arsenali është duke u treguar më i shpejtë në rivalitetin me Realin e Madridit për talentin Portos.

Sipas mediave britanike, anglezët kanë arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Silvas në “Emirates”.

Operacioni pritet të realizohet në janar, pikërisht në kohën kur merkatoja e Realit është e bllokuar.