Po tallen?! 5 vjet që ia mbajnë peng pensionin 65-vjeçares, Gjykata: Prit se kemi 1300 çështje të tjera!

Edhe pse 65 vjeçe, Bukurije Zhinga nuk merr pension. Një gabim në emrin e saj është bërë shkak që kjo zonjë të mos marrë pension që prej 5 vjetësh.

Gazetarja Dea Dervishi e SYRI.TV hetoi për këtë rast pranë institucioneve, që po luajnë rëndë mbi shpinën e saj

Çështja është hedhur në gjyq, por Gjykata e Tiranës po e zvarrit çështjen dhe ende nuk ka një vendim për këtë rast. Pavarësisht se Sigurimet Shoqërore evidentuan gabimin tek emri i Bukuries , nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për çlirimin e fondit të pensionit për Bukurien, pasi po presin vendimin e Gjykatës!!!

Zonja Zhinga i është drejtuar Gjykatës me një kerkesë padi për të vërtetuar se Bukurije Dali Zhinga dhe Bukurie Zhinga janë i njejti person.

Tre vjet nga nga hapja e këtij gjyqi dhe ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë që znj. Zhinga të përfitojë pensionin.

Nëpërmjet një njoftimi, Gjykata i ka shkruara Bukurije Zhingës se rastit të saj ende nuk i ka ardhur rradha, pasi janë  1375 çështje të tjera që presin të gjykohen!

Bukurije Zhinga ka punuar 35 vite të rënda në kooperativa bujqësore dhe më pas në një ndërmarrje, pas viteve ’90, por vetëm 15 vite i dalin me emrin e saktë.

E trishtuar?! Fyese?! Dëshpëruese?! Nuk gjenden fjalë të përshkruhet drama e saj.

Zhinga i tregoi gazetares Dea Dervishi të SYRI.TV se është ankuar edhe tek portali “Shqipëria që duam”, i ashtuquajturi portal që të jep zgjidhje për dhjetë ditë,  por ende asnjë rrugëzgjidhje nuk shihet në horizont.

 “Kam hapur kanal, nuk mund të ma refuzojnë pensionin”, thotë zonja 65-vjeçare, e rënduar nga puna e rëndë në vite, e vrarë nga sëmundjet e moshash, e pezmatuar dhe e pashpresë se pas këtyre 5 viteve të tjera pritje, a do të mund ta gëzojë sa të jetë gjallë atë pension mjeran?!/SYRI.NET

Ndiqni intervistën: