'Ekstazë narkohorrash, se për të katërtin vit me radhë bllokojnë negociatat'

“Të lumtur, në ekstazë narkohorrash se për të katërtin vit me radhë, bllokojnë negociatat, kurse qytetarëve ju thonë se ato u hapën"! - Këtë koment të ashpër i ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, fotos së mësipërme, ku shfaqen duke qeshur dhe zbavitur, kreu i Qeverisë Edi Rama në Nju Jork dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, një gajasje kjo në një kohë kur populli shqiptar mësoi me pesimizëm, dhënien e një “PO-je me kushte” nga Gjermania për hapjen e negociatave me BE-në dhe pret me ankth, vendimin e shteteve të tjera.