Joao Felix – Eden Hazard, derbi i numrave 7-të

Dy përforcimet më të mëdha të kësaj vere Joao Felix për Atletico Madrid dhe Eden Hazard për Real Madridin do të masin forcat midis tyre në një përballje tepër të vështirë në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Futbollistëve u duhet të bëjnë përshtypje të mira pasi e gjithë vëmendja në mbrëmjen e sotme është tek ta.

Më e mira e Eden Hazard nuk ka ardhur akoma

Është e qartë që Hazard nuk e ka shfaqur më të mirën e tij me fanellën e madrilenëve. Një dëmtim që pësoi, ia voni debutimin por edhe pas rikuperimit të plotë, belgu nuk ka qenë në formën e tij më të mirën.

28 vjeçari i ka shfaqur cilësitë, por akoma nuk është bërë njeriu që mund të udhëheqë ekipin drejt fitoreve.

Hazard ka një provojë të shkëlqyer në derbet lokale të zhvilluara. Ai ishte gjithmonë mbreslënës në ndeshjet që skuadra e Chelesa-t zhvillonte ndaj Arsenal, shkruan Syri.net

Nëse shikojmë statistikat e tij kundër Arsenalit , Hazard ka luajtur 19 herë, duke fituar nëntë, duke barazuar pesë dhe duke humbur pesë, gjithashtu ka shënuar  dhe shtatë gola.

E duke parë këto statistika, ndeshja në “Wanda Mertopolitano” do të ishte vendi më i mirë për të treguar cilësitë që ka.

Atletico shpreson për një Joao Felix si në New Jersey

Numri 7-të i fundit për “Los Colchoneros”  ka qenë Antoine Griezmann, ai ishte njeriu kyç për Diego Simeonen në ndeshjet ndaj Real Madrid.

Paraqitjet e francezit ishin mbreslënëse dhe gjithmonë fitonte duartrokitjet e tifozëve, por pas transferimit në Barcelonë ai tashmë është një histori e kaluar.

Tani pesha e fanellës i bie mbi supe Joao Felix-it, i cili, pas vetëm disa muajsh me ekipin e parë të Benfikës,  u bë firma më e shtrenjtë në historinë e Atletico-s . 19-vjeçari i mahniti tifozët përpara fillimi të sezonit, në ndeshjen që Atletico Madrid fitojë ndaj Real Madridit me rezlutatin 7-3 në New Jersey.

Megjithse bëri një paraqitje në nivel mesatar ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve, ndaj Realiti duhet t’i shtojë forcat dhe t’i japë fitoren ekipit të tij.