Protestë kundër ndërtimit të depos me mbetje bërthamore në kufirin mes dy shteteve

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, për të kundërshtuar planet e Kroacisë fqinje, për ndërtimin e një vendi depozitimi të mbeturinave bërthamore, pranë kufijve të përbashkët të të dyja vendeve.

Protestuesit mbanin pankarta në të cilat shkruhej: "Unë dua një të ardhme të shëndetshme". Ata u mblodhën në qytetin boshnjak Novi Grad, më 27 shtator dhe marshuan drejt një ure mbi lumin Una, që formon kufirin natyror midis Bosnjës dhe Kroacisë, raporton Rel.

Pjesëmarrësit u kërkuan autoriteteve kroate të braktisin planet për një depo në një ish kazermë ushtarake, më pak se 1 kilometër nga lumi Una.

Zona e planifikuar do të mbajë mbeturina nga termocentrali bërthamor Krsko në Slloveni. Objekti është në pronësi të Kroacisë dhe Sllovenisë, dy vendeve anëtarevetë BE-së.

Të dyja vendet pritet të vendosin më 30 shtator për një vend të ritë depozitimin të mbeturinave nga uzina dhe një mundësi e mundshme është territori në kufi me Bosnjën.

Kritikët e planit thonë se asgjësimi i mbetjeve bërthamore atje, do të rrezikonte lumin Una dhe jetën e 250.000 njerëzve që jetojnë në zonë.

Fabrika e Krsko filloi funksionimin e plotë më 1984. Ajo u ndërtua në kohën e ish-Jugosllavisë.