Postieri mahnitet në mëngjes, gjen kutitë postare 'të lidhura'

Kutitë postare në të gjithë vendin duket se janë lidhur në nyje dhe kjo ka shkaktuar jo pak habi tek njerëzit, kalimtarët e rastit po edhe tek vetë postierët.

Skulpturat e përdredhura të kutive postare janë krijuar përreth Anglisë, në projektin e fundit të artistit Alex Chinneck i njohur për veprat e tij të artit publik që transformojnë sendet e përditshme. 

Instalimet, të quajtura Alphabetti Spaghetti, u shfaqën në Londër, Margate në Kent dhe Tinsley në Sheffield, dje.  

Chinneck bëri veprën e tij të parë të artit publik në Lindje të Londrës në vitin 2012, ndërsa projekti i tij i dytë ishte në Margate, në 2013.

Ai aktualisht është duke punuar në Tinsley, në veri-lindje të Sheffield, duke përgatitur një shteg kryesor të ri të artit publik të oxhaqeve skulpturore me tulla të kuqe, të frymëzuara nga trashëgimia industriale e qytetit.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net