FOTO/ Njihuni me disa nga momentet më të paharrueshme të ish presidentit Jacques Chirac

Ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 86 vjeçare ish presidenti i Republikës Franceze Jacques Chirac.

Lajmin e hidhur e dhanë familjarët e tij duke u shprehur:

 ‘Presidenti vdiq këtë mëngjes të të enjtes midis të dashurëve të tij’ tha Frédéric Salat-Baroux i cili është dhëndërri i ish presidentit.

Jacques Chirac ishte President nga vitet 1995 deri në 2007, kryetar bashkie i Parisit, kryeminsitër dhe president i Këshillit Evropian.

Ai kishte dalë në pension nga politika dhe jeta publike disa vite më parë dhe jetonte me gruan e tij Bernadette në shtëpinë e tij në Paris.

Në vitin 2005 ai ishte viktimë e një goditje në tru dhe para se të linte pallatin Elysiumin u detyrua të qëndronte disa kohë në spital.

  "Paris është në zi", tha kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, duke njoftuar se  flamujt e të gjitha ndërtesave të qytetit do të jenë në gjysmën shtizë.

‘ Për ne ai do të jenë gjithmonë kryetari i bashkisë  i cili e donte me pasion qytetin e tij dhe banorët e tij ”shtoi më tej Anne Hidalgo.

Ndërsa ish presidenti socialist francez, Francois Hollande, e përshkroi Chirac si "një luftëtar, i cili dinte të krijonte një lidhje personale me francezët.

Më poshtë janë  disa nga momente të paharrueshme të ish presidentit Jacques Chirac.