VIDEO/ NASA krijon imazhin si vrimat e zeza manipulojnë gravitetin

NASA ka prodhuar një vizualizim mahnitës të asaj se si do të dukej sikur të mund të shikonim se si një vrimë e zezë manipulon valët gravitacionale. 

Vizualizimi simulon pamjen e një vrime të zezë, kur materia ka mbledhur  rreth saj në një strukturë të hollë, të nxehtë, atë që quhet: disk i akracionit.

Ajo tregon gravitetin si shirita të ndritshëm portokalli që shkrihen rreth thelbit qendror, ndërsa objekti jashtëzakonisht i dendur skajon dhe tërheq gjithçka  rreth tij.  

Fushat magnetike bëjnë që nyjet të formohen dhe shpërndahen, me forcën e madhe rreth orbitës. 

Jo vetëm drita, por edhe galaktikat mund të orbitojnë vrimat e zeza, dhe gazi më i afërt me qendrën e vrimës së zezë mund të rrotullohet afër shpejtësisë së dritës. 

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net