Parashikimi i motit sot dhe nesër, 25 - 26 shtator 2019
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet forcimi i fushës barike e cila do të ifluencojë mot të kthjellët në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E mërkurë 25 Shtator 2019E mërkurë dt 25 Shtator 2019 moti do të përmirësohet, do të jetë ne kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 9/23°C
Zonat e ulëta 15/28°C
Zonat bregdetare 15/27°C
E Mërkurë 25 Shtator 2019
Kosova për ditën e Mërkurë 25 Shtator 2019 moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C në mëngjes deri në 25°C gradë Celcius në mesditë.
E enjte 26 shtator 2019E enjte dt 26 shtator 2019 moti do të jetë më vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu mesatare . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie..
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/21°C
Zonat e ulëta 18/26°C
Zonat bregdetare 18/25°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari