Pyetet nëse është e dashuruar, ja çfarë përgjigje jep Hygerta Sako

Hygerta Sako është një ndër moderatoret më të njohura të sportit.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku ndër të tjera përveçse karrierës televizive u pyet dhe për jetën private.

E pyetur nëse është e single apo e dashuruar, Hygerta ka thënë se më mirë të jetë vetëm se e keqshoqëruar.

'Jam single. Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Jam me këtë parim. Derisa të vijë personi special më mirë single sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme', pohoi Sako.

Kujtojmë që moderatorja është prej kohësh e divorcuar, marrëdhënie prej së cilës ka një vajzë të quajtur Ana.