Danke schön mein Freund aus Deutschland

Çelja e Negociatave...

Sot kam arritur në konkluzionin përfundimtar, që i vetmi institucion që mbron më denjësisht interesat e shqiptarëve është vetëm parlamenti i i gjermanëve. Nuk është ironi, është e vërteta therëse sesi punën që duhet ta bënte parlamenti ynë, detyrimin për të garantuar standarde, demokraci, qytetërim në këtë tokë tonën, në fakt e gjejmë të sanksionuar nga deputetët gjermanë.

Sigurisht që ata kanë interesin e tyre parimor, pasi duan që kur Shqiperinë ta kenë në krahun e tyre si vend anëtar të BE-se, ajo te mos jete karrakatina politike, juridike e ekonomike që është Shqipëria sot.

Admirimi qëndron vetëm tek fakti se kur shqiptarët e kanë humbur besimin tek vendi i tyre (absolutisht me të drejtë), janë deputetët gjermanë që besojnë ende se ky vend mund te behet. Është bundestagu gjerman dhe qeveria gjermane që mundohet t'ia kthejë timonin Timonierit te Surrelit që e mban atë në drejtim të greminës.

Skaneri i parë i kushteve që ka vendosur Gjermania për çeljen e negociatave, është në veteve edhe treguesi i deligjitimetit, degradimit e dekadencës që ndodhemi ne si shoqëri e si shtet, por tashmë na ka rënë e po e heqim.

eri në një njoftim të dytë për çeljen e negociatave de facto (Zoti e di se kur), kam vetëm një fjalë!... "Dankeschön mein freund auf Deutchland"!