Basha tek familjet durrsake të dëmtuara nga tërmeti, 5 kërkesa urgjente qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot familjet e dëmtuara nga tërmeti në  Durrës dhe prej atje, i ka bërë thirrje qeverisë për të marrë pesë masa urgjente për të ndihmuar banorët.

“Në Durrës, me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë! – shkruan Basha në Fb. - Kërkojmë urgjentisht:
Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti."