Sqarim për përshesh ngrënësit mediatik: Ilir Meta ka vetëm një portal dhe ai është...

Pas disa shkrimeve dhe editorialeve, ku presidenti Ilir Meta akuzohet se fshihet pas disa portaleve që janë në opozitë të fortë me qeverinë Rama, zëdhënësi i tij Tedi Blushi ka bërë një sqarim në faqen e tij në Facebook.

“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.
Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës”, shkruan Blushi.